E FUNDIT: Ekstradohen edhe dy gylenistë në Turqi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

E FUNDIT: Ekstradohen edhe dy gylenistë në Turqi

15:49 | 12 Korrik 2018

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) solli në Turqi dy pjesëtarë të lartë të organizatës FETO, të cilën pushteti i Erdoganit e cilëson si terroriste.

Ekstradimi ka ndodhur nga Azerbajxhani dhe Ukraina, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Deportime të tilla kishin ndodhur edhe prej Kosovës, ku gjashtë pjesëtarë të kësaj organizate u dërguan në Turqi me kërkesë të shtetit të Turqisë

Kjo ishte bërë temë debati në Kosovë, pasi u cilësua si ndërhyrje e shtetit të Turqisë në punët e brendshme të Kosovës.

Për këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk ka qenë i informuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!