E FUNDIT: Jep dorëheqje ministri i Brendshëm – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E FUNDIT: Jep dorëheqje ministri i Brendshëm

21:51 | 14 Maj 2018

Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm.

Burime për Politiko.al konfirmojnë se Xhafaj ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e ka lënë pezull.

Të njëjtat burime saktësojnë se kryeministri Rama po përpiqet të shmangë zhurmën e dorëheqjes së ministrit të Brendshëm deri në përfundim të vizitës së tij në Francë.

Rama do të takohet nesër në Paris me presidentin Emmanuel Macron, ku do i kërkojë mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pas kthimit të kreut të qeverisë nga Franca, pritet të bëhet publik edhe largimi i Xhafajt.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjithashtu, Agroni rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!