E FUNDIT: Milan dhe Inter nënshkruajnë një marrëveshje që s’e priste askush – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

E FUNDIT: Milan dhe Inter nënshkruajnë një marrëveshje që s’e priste askush

20:45 | 09 Nëntor 2018

Dy ekipet më të mëdha italiane janë pajtuar të bashkëpunojnë për ndërtimin e një stadiumi.

“F.C International Milan S.p.A dhe A.C Milan S.p.A kanë komunikuar se kanë nënshkruar një memorandum që konfirmon dëshirën për të bashkëpunuar në një projekt për ndërtimin e një stadiumi modern,” shkruan Inter në faqen zyrtare.

“Një fushë e adaptuar me standarde moderne është shumë e rëndësishme për të lejuar tifozët të kalojnë një eksperiencë unike dhe për të siguruar sukses si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

“Dy klubet janë duke vlerësuar një sërë opsionesh, duke përfshirë rikonstruktimin e San Siro-s, dhe kanë nisur analizat e disa alternativave.

“Dy klubet mendojnë se mund të mbyllin fazën e parë në fund të 2018, në mënyrë që të fillojnë me shpejtësi planet administrative për t’i dhënë tifozëve një stadium modern brenda një kohe të shkurtër.

“Dje dy klubet janë takuar me kryebashkiaku, duke bërë një dialog konstruktiv me një objektiv të vetëm: modernizimin e stadiumit dhe zonës përreth.”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!