E godet autobusi, vdes këmbësorja shqiptare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E godet autobusi, vdes këmbësorja shqiptare

09:57 | 08 Tetor 2017

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Burime nga policia thanë se rreth orës 08:30 është marrë njoftimi se tek “Ura e Institutit” një autobus linje ka aksidentuar një këmbësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se Tek “Ura e Institutit”, autobusi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një grua ende të paidentifikuar, të moshuar.

Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje. Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!