E injoroi një fanse për foto, burri i saj e bën për spital aktorin turk – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

E injoroi një fanse për foto, burri i saj e bën për spital aktorin turk

20:04 | 20 Korrik 2018

Aktori i njohur turk, Nejat Işler e ka paguar shtrenjtë refuzimin që i bëri një fanseje e cila i kërkoi një foto.

Ai është sulmuar nga një burrë në resortin e famshëm në qytetin e Bodrumit.

Sipas mediave turke, aktori kishte dalë me miqtë e tij, kur një fanse iu afrua të bënte fotografi. Fakti që ai e refuzoi kërkesën e saj, bëri që të binte në tokë pa ndjenja nga sulmi i bashkëshortit.

Disa njoftime të tjera thanë se sulmi ndodhi në një ndërtesë të Işler ku çifti reagoi me zemërim tek aktori.

Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe çifti u largua nga vendi, ndërkohë që aktori mbeti me disa lëndime në kokë dhe në dhëmbë. Miqtë e kanë dërguar menjëherë në spital ku ka marrë trajtime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita ORA