E keqpërdorën detyrën, katër zyrtarë policorë do të suspendohen – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E keqpërdorën detyrën, katër zyrtarë policorë do të suspendohen

21:03 | 13 Qershor 2018

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një në Rahovec i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë.

Në rastin e Gjilanit IPK është duke zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Në rastin tjetër i raportuar në Rahovec, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, thuhet në komunikatën për media të IPK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!