E konfirmuar: Mozzik dhe Loredana po bëhen prindër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

E konfirmuar: Mozzik dhe Loredana po bëhen prindër

21:09 | 10 Gusht 2018

Prej javësh tashmë aludohej se këngëtarja dhe partnerja e Mozzik, Loredana është në pritje të ëmbël.

Bukuroshja është përpjekur të fshehë barkun e fryrë në fotot online madje është komentuar nga fansat edhe për disa kilogramë më tepër.

Pak orë më parë duket se ajo ka pranuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Në historinë e Instagram-it ajo ka postuar një palë atlete për bebe dhe ka mjaftuar kjo që të gjithë të kuptojnë të vërtetën.

Megjithëse ky detaj flet vetë, çifti ende nuk kanë folur rreth kësaj çështje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!