E pabesueshme..! Ky është golashënuesi më i mirë i Milanit në 2017 – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

E pabesueshme..! Ky është golashënuesi më i mirë i Milanit në 2017

08:03 | 14 Janar 2018

Futbollisti i Milanit, Patrick Cutrone ka dalë si golashënuesi më i mirë i klubit në 2017, por numrat nuk janë diçka që Milani duhet të jetë krenar.

Cutrone 20-vjeçar dëshmoi për suksesin e tij në 2017, pasi bëri debutimin e tij të parë në ekipin e parë në maj. Ai ka qenë më i rregullt këtë sezon, duke shënuar shtatë herë në të gjitha garat për rossonerët këtë sezon, përcjell ORAinfo.

Çuditërisht, Cutrone ka qenë golashënuesi kryesor i klubit San Siro për 2017,  së bashku me Suson që  kan shënuar nëntë gola. Carlos Bacca ka një numër prej tetë golash , ndërsa Andre Silva dhe Giacomo Bonaventura kanë shënuar vetëm gjashtë herë në 2017. Nikola Kaliniç dhe Gerard Deulofeu shënuan katër herë.

Gazzetta dello Sport thotë se fakti që Milan nuk ka një shënues në dy shifra është e turpshme, derisa golashënuesit më të lartë janë të  Lazios në 2017 duke shënuar 36 herë. Paulo Dybala, Dries Mertens dhe Edin Dzeko kanë një numër prej 32 secili.

Skuadra e Cutrone është shumë larg nga kohërat kur lojtarët më të mëdhenj të Milanit të vitit shënoi më shumë se 20 herë në një vit të vetëm. Andriy Shevchenko shënoi 36 herë në vitin 2000 dhe shënoi 32 në 2004./ORAinfo/

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!