E pabesueshme! Neymar i bën dhuratë futbollistit shqiptar..! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

E pabesueshme! Neymar i bën dhuratë futbollistit shqiptar..!

17:42 | 21 Shkurt 2018

Renato Arapi prej pothuaj 2 vjetësh luan në kampionatin turk me Boluspor dhe njohja me shumë futbollistë të tjerë të huaj i ka dhënë mundësinë të marrë një dhuratë shumë të veçantë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti me orgjinë durrsake ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga shoku i tij i skuadrës Andre Santos.

Braziliani, që më parë është aktivizuar te Arsenal, por edhe në kombëtaren e Brazilit, i ka sjellë një fanellë të PSG me autograf të Neymarit.

Braziliani Neymar autografin e tij e ka bërë nominale dhe sigurisht që Arapi ja ka kthyer me një falenderim në rrjetet sociale brazilianit, transmeton Top Channel.

Arapi ka qenë një mbrojtës i spikatur në kampionatin shqiptar në vitet e fundit, si pjesë e Skënderbeut.

Më parë ai është aktivizuar edhe me Dinamon, Besën dhe Shkumbinin. Arapi numëron edhe 4 ndeshje me ekipin kombëtar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!