E papritur! Bije borë në këtë bregdet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

E papritur! Bije borë në këtë bregdet

13:59 | 16 Maj 2018

Pavarësisht që jemi në stinën e pranverës dhe po dominojnë kryesisht temperaturat e larta, moti ka sjellë befasi në Kroaci.

Gazetat kroate raportojnë që në qytetin bregdetar të Makarskës ka pasur reshje të borës. Pas disa javësh të motit të ngrohtë me temperatura të larta, ndryshimi drastik në të ftohtë ka sjellë reshje atmosferike të shiut dhe të borës.

Reshje bore ka pasur në Biokovo të Makarskës mbrëmë rreth orës 8 të pasditës.

Reshjet atmosferike janë përcjellë edhe me vetëtima dhe bubullima.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!