E papritur çfarë i ka ndodhur gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid – Juventus – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

E papritur çfarë i ka ndodhur gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid – Juventus

08:20 | 17 Prill 2018

Gjyqtari Michael Oliver, është befasuar nga mesazhet e mbështetjes që ka marrë nga top lojtarët, menaxherët dhe gjyqtarët në Angli – para rikthimit të tij në Premierligë.

Pas kontroversisë së shkaktuar në Ligën e Kampionëve në ndeshjen në mes të Real Madridit e Juventusit – ku Oliver akordoi penallti në të mirë të Realit në sekondat e fundit – ai mbrëmë është rikthyer në aksion në Premierligë.

Oliver ka gjykuar takimin e skuadrës së Xherdan Shaqirit, Stoke City, ndaj West Hamit. Britaniku pas ndeshjes Real – Juventus mori abuzime të shumta, ndërsa ishte kërcënuar edhe gruaja e tij.

Në një deklaratë, UEFA dënoi ashpër abuzimet drejtuar Oliverit dhe gruas së tij, duke shtuar se i ka ofruar mbështetje britanikut dhe se beson në ndërhyrjen e autoriteteve ndaj personave që kanë kërcënuar atë.

Sky Sports News mëson se UEFA ende është duke e studiuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve, para se të marrë vendime ndaj lojtarëve të ndonjërës skuadër.

Oliver ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Huddersfield e Watford, ndërsa mbrëmë ishte gjyqtari kryesor i takimit West Ham United – Stoke City.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!