E papritur, Kadri Veseli merr fajin përsipër për… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E papritur, Kadri Veseli merr fajin përsipër për…

22:45 | 07 Dhjetor 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se nuk lufton për ego politike, por për zhbllokimin e vendit.

Sipas tij, mungesa e egos i kushtoi partisë së tij me rezultatet e zgjedhjeve nacionale dhe lokale. Ai thotë se partia e tij po kalon në një reformim, por mbetet më e mira në vend.

“Jo vetëm që jemi më të mirët, por jemi më të përgjegjshmit”, theksoi ai.

Veseli tha se ka qenë i gatshëm për çdo opsion pas bllokimit që u bë pasi PAN fitoi zgjedhjet, vetëm të kalohet situata dhe jo që qytetarët të mbesin peng i interesave politike.

“Është e vërtet që PDK ka pas periudhë rritje në një dekadë, një fuqi e cila ka bërë transformime të jashtëzakonshme, në lidershipin e Hashim Thacit. PDK është një parti në proces të konsolidimit, një parti e cila qëndron 10 vite në pushtet”, ka thënë Veseli.

Marrëveshjet politike bën që PDK të ketë humbje në zgjedhjet lokale pasi, sipas tij, shkoi e vetme.

“Edhe Messin e mposhtin tre lojtarë të Vllaznisë”, tha ai.

I pari i PDK-së pret që zgjedhjet brenda partisë të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!