E papritur: Ky shtet ndalon WhatsApp-in dhe Telegramin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E papritur: Ky shtet ndalon WhatsApp-in dhe Telegramin

16:24 | 04 Nëntor 2017

Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikqyrje më e madhe.

Të dyja aplikacionet janë të popullrizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.

Zëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për RFE/RL se urdhëri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.

“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal.

Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “ Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!