E papritur, në këtë qytet qiraja është vetëm 88 cent në vit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

E papritur, në këtë qytet qiraja është vetëm 88 cent në vit

21:37 | 04 Prill 2018

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Në Fuggerei të Gjermanisë, qiraja kushton vetëm 88 cent, dhe këto rregulla nuk kanë ndryshuar që 500 vjet, shkruan albinfo.ch.

Fuggerei ndodhet në qytetin e Ausburgut, dhe nëse mendoni se është vend i braktisur atëherë gaboheni, pasi ka një pamje mjaft të bukur dhe mjaft i rregulluar.

Rrugët janë të ngushta, derisa janë 67 shtëpi me tarraca, të gjitha të pikturuara me të verdhë, raporton “The Local”.

Për 142 banorët e kësaj rrethine, qershia mbi tortë është se qiraja vjetore është vetëm 88 cent.

Qiraja nuk ka ndryshuar që 500 vjet dhe është pasi është bërë konvertimi i parasë së sotme, ka dalë se kush dëshiron të jetojë në këtë vend, duhet të paguajë vetëm 88 cent në vit, një shumë minimale, krahasuar me qytetet e mëdha gjermane.

Ka edhe shpenzime tjera, megjithatë, edhe ato janë minimale. Banorët duhet të paguajnë edhe 88 cent për mirëmbajtjen e kishës lokale dhe 85 euro, në shpenzimet e mirëmbajtjet dhe faturat e ngrohjes.

Për vendësit, respektimi i fesë është aq i rëndësishëm sa pagesa e qirasë, dhe kush dëshiron që të jetojnë në Fuggerei, duhet të lutet tri herë në ditë.

Rregullat për aplikim nuk kanë ndryshuar që nga viti 1521: ju duhet të jeni një banor afatgjatë i Augsburgut, katolik dhe “nevojtar”.

Të gjithë aplikantët duhet të kalojnë përmes një procesi të komplikuar burokratik që përfshin kontrolle me shërbimet sociale të qytetit dhe një rishikim të aplikimit nga hierarkia e themelimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!