E pazakontë, papritmas 100 pasagjerë sëmurën në Aeroplan, piloti bën ulje emergjente – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

E pazakontë, papritmas 100 pasagjerë sëmurën në Aeroplan, piloti bën ulje emergjente

17:10 | 05 Shtator 2018

Një aeroplan i Kompanisë “Emirates airline” që po udhëtonte nga Dubai në New York është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi papritur rreth 100 pasagjerë janë sëmurë, raporton Periskopi.

Aeroplani e ka bërë uljen në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy”.

Raportohet se në aeroplan ndodheshin 500 pasagjerë, 100 prej të cilëve u sëmurën.

Daily Mail shkruan se disa prej pacientëve kishin temperaturë të lartë, ethe dhe kolliteshin vazhdimisht.

Pas zbritjes së pasagjerëve nga aeroplani ka filluar kontrollimi i tyre për të parë shkakun e përkeqësimit të gjendjes së tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!