E pazakontë: Qeveria shpall tender për ta bërë me derë zyrën e zëvendësministrit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

E pazakontë: Qeveria shpall tender për ta bërë me derë zyrën e zëvendësministrit

19:52 | 10 Gusht 2018

Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj ka arritur në shifra rekorde, afër 80 zëvendësministra.

Mesatarisht i bije që secila ministri të këtë nga katër zëvendësministra.

Ky numër i madh i zëvendësministrave i ka nxjerrë punë Ministrisë së Administratës Publike, për t’i akomoduar të gjithë këta zyrtarë shtetëror, shkruan ORAinfo.

Kjo ministri, së fundi, ka shpall një tender të pazakontë. Ka ndarë 1 mijë euro për hapjen e një pjese të murit në Ministrinë e Bujqësisë, për ta bërë me derë zyrën e njërit prej zëvendësministrae të kësaj ministrie.

“Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës: : ”Hapja e murit për vendosjen e derës ne kabinetin e zv.ministrit të Bujqësisë në ndërtesën e Partive Politike dhe ndarja e hapësirave ne katin e 11 dhe 12 ne ndërtesën Kulla e Rilindjes”, thuhet në tender, një kopje të te cilit e ka siguruar ORAinfo.

Ndryshe edhe më heret ka pasur raste kur për ti akomoduar të gjithë zëvendësministrat është dashur të improvizohen zyre brenda hapësirave të ministrive.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!