E tmerrshme: Foshnja e sapolindur gjendet pa shenja jete në një çantë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

E tmerrshme: Foshnja e sapolindur gjendet pa shenja jete në një çantë

11:06 | 02 Shtator 2018

Një foshnjë e sapolindur është gjetur i braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Azem Galica”, teksa foshnja është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete brenda një çante të zezë.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!