E tmerrshme, nxënësit e shpërndajnë në Facebook testin e arritshmërisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E tmerrshme, nxënësit e shpërndajnë në Facebook testin e arritshmërisë

11:41 | 18 Maj 2018

Edhe këtë vit në testin e arrishmërisë të maturantëve po kopjohet me të madhe. Të gjitha testet janë shpërndarë në rrjete sociale, e aty po merre përgjigjjet.

Semimaturantët e Kosovës sot mbajnë testin e arritshmërisë për t’u regjistruar më tutje në shkollat e mesme për të cilat merret parasysh rezultati i testit në të cilin po punojnë sot.

E, ky test duket të mos jetë vlerësues real, pasi nxënësit veçse i kanë shpërndarë testet në Facebook, ku po marrin edhe përgjigjet.

Edhe përkundër se nxënësit gjatë punimit të testit kanë mbikëqyrës, vërehet se ata po kanë shumë mundësi për t’i përdorur telefonat dhe për të fotografuar testet, e të kenë qasje në internet prej ku po i marrin përgjigjet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!