E tmerrshme: Po shikonin festival në binarë, treni përplaset me turmën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

E tmerrshme: Po shikonin festival në binarë, treni përplaset me turmën

18:14 | 19 Tetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi teksa po mbahej një festival.

Zyrtarët indianë kanë thënë se të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi një tren është përplasur drejt një turme njerëzish, të cilët kanë qenë duke shikuar fishekzjarret në një festival religjioz.
Zyrtari rajonal, Pratap Singh Bajwa, ka thënë se qindra persona janë mbledhur nëpër binarë të trenit në pjesën veriore të Indisë dhe nuk kanë dëgjuar se kur është afruar treni.

Ai ka thënë po ashtu se treni ka dështuar që anashkalojë incidentin sepse nuk ka arritur të ndalet.

“Ka pasur shumë zhurmë pas ndezjes së fishekzjarreve dhe duket se nuk kanë mundur të dëgjojnë trenin”, ka thënë një zyrtar policor për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndonëse aksidentet me trena janë relativisht të shpeshta në Indi, incidenti i 19 tetorit është konsideruar si më i rëndi.

Në një raport të Qeverisë më 2012 ëshë gjetur se gati 15,000 persona humbin jetën në binarët e trenit çdo vit në Indi.

Më 2016, 146 persona kanë humbur jetënr pasi një tren ka rrëshqitur nga binarët në lindje të Indisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!