E tmerrshme: Vdes një punëtor i ndërtimit në Prizren, bie nga kati i pestë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E tmerrshme: Vdes një punëtor i ndërtimit në Prizren, bie nga kati i pestë

19:40 | 12 Tetor 2017

Rreth orës 09:30 minuta në rrugën ”Besim Shala” një punëtor i vitlindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati pestë në hapësirën e liftit të një objekti banesorë.

Hetues policorë, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!