E tmerrshme: Vetura me targa të Gjilanit godet tifozët e Prishtinës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

E tmerrshme: Vetura me targa të Gjilanit godet tifozët e Prishtinës

19:07 | 20 Maj 2018

Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutave në dalje të stadiumit të Pejës, ku u zhvillua ndeshja e kampionatit Drita-Prishtina.

Por përpos kësaj përleshje sipas burimeve të Indeksonline një veturë e tipit ‘Passat’ ka shkelur disa persona, tifozë të klubit futbollistik Pristhina.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente përderisa dyshohet se janë 6 apo 7 persona të goditur nga kjo veturë.

Duhet përkujtuar që Policia e Kosovës sot ka shtuar forcat e sigurisë në Pejë për arsye të mundësisë të tendosje së situatës në mes tifozëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!