E tmerrshme: Vriten dy këlyshë të arushës në Bukosh të Suharekës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

E tmerrshme: Vriten dy këlyshë të arushës në Bukosh të Suharekës

19:17 | 03 Dhjetor 2017

Sot rreth orës 11:00 në malet e fshatit Bukosh të komunës së Suharekës persona të pandërgjegjshëm kanë vrarë dy këlysh të arushës, ku gjithashtu dyshohet që është plagosur edhe nëna e tyre.

Sipas udhëheqësit të shoqatës së gjuetarëve “Theranda” Skender Sadikaj,menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorati i gjuetisë dhe policia e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas hetimeve preliminare vrasja e këlyshëve është bërë me armë ushtarake të kalibrit të madh ku janë gjetur edhe gëzhoja në vendin e ngjarjes .

Dyshohet që në vrasjen e arinjve të vegjël kanë marrë pjesë dy persona .

Policia po bënë hetime intensive në zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve.

Vrasja e arinjve është e ndaluar me ligj.

Sipas ligjit dënimi për vepra te tilla është nga 6-8 vite me burg.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!