E tmershme, motra medicinale kapet nga kamera duke mbytur bebet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

E tmershme, motra medicinale kapet nga kamera duke mbytur bebet

09:36 | 07 Maj 2018

Një motër medicinale në Brazil është arrestuar në shtëpinë e saj në qytetin e Santa Cruzit, në dyshimin se në repartin e intensivës i ka hequr kateterin 4 foshnjave të porsalindura, me qëllim të i vriste ato.

Simon Anhos dos Santos është kapur nga kamerat e sigurisë në aktin e saj makabër.

Ajo pa i vënë dorëzat i drejtohet inkubatorëve, edhe pse detyra e saj nuk ka të bëjë më ato aparatura.

Ai shihet ndërsa heq diçka nga inkubatori, e pastaj i bën diçka edhe bebeve.
Vetëm disa qaste më vonë, një kolege e saj e vërejti se diçka nuk ishte në rregull me njërën prej bebeve dhe pastaj konstatoi se i ishte prerë kataeri.

Hetimi nisi kur policia e vërtetoi se ndërmjet 14 dhe 31 janarit të këtij viti, aty ishin ‘këputur’ 4 kataterë.

Në njoftimin e policisë thuhet se analizat e para treguan që bebeve iu kanos rreziku hipoglukemia (niveli i ulët i sheqerit në gjak) dhe ndoshta kanë marrë infeksion të gjakut që shkaktoi vdekjen e tyre.

Deri tani janë identifikuar 4 viktima, ndërsa hetimi vazhdon. Santos 41 vjeçe mohoi akuzat duke thënë se këtë e kishte bërë një tjetër kolege e saj

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!