E ulët, ja çka po bën Chelsea për ta penguar largimin e Hazardit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

E ulët, ja çka po bën Chelsea për ta penguar largimin e Hazardit

17:12 | 18 Tetor 2018

Eden Hazard vazhdon të jetë lojtari me i perfolur për ndryshim ekipi gjatë muajt janar.

Lojtari belg kohëve të fundit po përflitet se mund ta braktisë Chelsean për t’u transferuar tek gjiganti spanjoll Real Madrid.

Por Chelsea ka ndërmend të ndërmarrë gjitha masat për të bindur Eden Hazard për të qëndruar në ‘Stamford Bridge’.

‘Blutë’ e Londrës nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre, që po kërkohet me ngul nga Real Madrid.

Sipas medies belge ‘HLN’, Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re Hazardit, duke e bërë lojtarin më të paguar në Premierligë.

Me kontratën e re, Hazard do të përfitonte 18 milionë euro në sezon.

Me kontratën aktuale e cila përfundon në vitin 2020, Hazard përfiton 13.5 milionë euro në sezon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!