Edhe Franca i jep një ‘goditje’ Trampit për Jerusalemin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Edhe Franca i jep një ‘goditje’ Trampit për Jerusalemin

21:37 | 06 Dhjetor 2017

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vendimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan i ka dhënë fund një politike të jashtme gati 70-vjeçare amerikane, teksa ka urdhëruar gjithashtu zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Qytetin e Shenjtë, që për kryeqytetet e pretendojnë edhe palestinezët.

Macron ka thënë se “Franca nuk e mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara për Jerusalemin”.

I pari i Francës ka thënë se vendi i tij “përkrah zgjidhjen për dy shtete në Lindjen e Mesme, Izrael dhe Palestinë, me Jerusalemin si kryeqytet të të dyve”.

“Duhet të përqendrohemi tek pajtimi dhe dialogu”, është shprehur Macron.

Edhe udhëheqës të tjerë evropianë e arabë kanë reaguar pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin.

Ata kanë paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan rrezikon seriozisht të dëmtojë çfarëdo iniciative paqësore në të ardhmen, e madje edhe të nxisë një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme. /

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!