Edhe Komuna e Gjilanit i publikon kontratat online – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Edhe Komuna e Gjilanit i publikon kontratat online

19:09 | 06 Gusht 2018

Zyra e Prokurimit në Gjilan me aprovimin e kryetarit Lutfi Haziri, ka marrë vendim që nga neser (e martë), t’i publikoj në ëeb-faqen zyrtare të saj të gjitha kontratat me operatorët ekonomik.

Ky vendim për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës, shkruan ORAinfo.

Në një komunikatë për media, kjo komunë njofton se deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme, ndërkaq nga nesër, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në vegzën: https://kk.rks-gov.net/gjilan/prokurimi/njoftimi-per-nenshkrim-te-kontrates/.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!