Edhe një kanton në Zvicër voton për “ndalimin e burkës” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Edhe një kanton në Zvicër voton për “ndalimin e burkës”

23:08 | 23 Shtator 2018

Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për “ndalimin e burkës” në vende publike.

Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë.

Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters.

Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar. Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!