Edhe një person humbë jetën në vendin e punës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Edhe një person humbë jetën në vendin e punës

09:43 | 30 Tetor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku një perosn ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Ai ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik në vendin e punës në Prizren.

Policia njofton se një person ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës, derisa ishte duke punuar në Prizren, përcjell lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Policia e cilëson rastin si rast të dyshimtë.

“Fshati Struzhë, Prizren 29.10.2018-14:27. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!