Edhe një rekord i ri nga Leo Messi

13:35 | 17 Shkurt 2019

Rekordet e reja nga Lionel Messi nuk kanë të ndalur.

Lionel Messi e shënoi golin e 30-të personal të sezonit në të gjitha garat në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në Camp Nou.

Me këtë gol, Messi është bërë sulmuesi i parë në pesë top ligat evropiane që e arrin shifrën e 30 golave këtë sezon.

Ai ka vendosur rekord duke i regjistruar 30 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit për Barcelonën në të gjitha garat.

Duke qenë se jemi vetëm në shkurt, Messi do ta rrisë këtë numër edhe në shumë deri në fund të sezonit. Ai madje mund ta kalojë totalin e vitit të kaluar, kur i shënoi 45 gola në të gjitha garat.

Numri 10 i Barçës vazhdon të prodhojë statistika vërtet mbresëlënëse. Këtë sezon, ai i ka realizuar 22 gola në 22 ndeshje në La Liga dhe 30 në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: