Edhe një tjetër takim me Kimit dhe Trumpit? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Edhe një tjetër takim me Kimit dhe Trumpit?

23:57 | 10 Shtator 2018

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka marrë një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Oun për të planifikuar një takim të dytë mes dy udhëheqësve dhe Shtëpia e Bardhë dëshiron që takimi të zhvillohet, tha zëdhënësja e presidencës amerikane, Sarah Habakami Sanders.

Zyrtarja amerikane e përshkroi letrën si ‘të nxehtë’ dhe ‘pozitive’.

“Ne jemi të hapur dhe tashmë kemi filluar të organizojmë një takim të tillë”, u tha ajo gazetarëve.

Sanders shtoi se parada ushtarake e Phenianit të dielën ishte një shenjë e përparimit në bisedimet për çmontimin e centraleve bërthamore, pasi nuk u paraqit raketa me rreze të gjatë, e aftë për të mbartur raketa bërthamore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!