Edhe një tjetër trajner në listën për udhëheqjen e Manchester Unitedit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Edhe një tjetër trajner në listën për udhëheqjen e Manchester Unitedit

23:24 | 12 Janar 2019

Një trajner i ri në listën e ngushtë për të marrë drejtimin e Man Utd.

‘Djajtë e Kuq’ pas shkarkimit të Jose Mourinho, janë emëruar përkohësisht ish lojtarin e tyre, Ole Gunnar Solskjaer, që numëron pesë fitore në pesë ndeshjet e para.

Por, skuadra e Manchester United janë të vendosur të sjellin një emër tjetër për trajner pas përfundimit të sezonit.

Duke qenë të frikësuar se Mauricio Pochettino do të vazhdojë të mbetet te Tottenham, skuadra nga ‘Old Trafford’ po mendon si alternativë trajnerin e Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

‘The Telegraph’ raporton se Southgate është në listën e ngushtë të Manchester United, për të marrë drejtimin e skuadrës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!