Edhe një zëvendësministër në Qeverinë e Haradinajt – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Edhe një zëvendësministër në Qeverinë e Haradinajt

20:12 | 09 Nëntor 2018

Qeveria e Ramush Haradinajt sot ka emëruar edhe një zëvëndësministër nga partia Aleanca Kosova e Re.

Gjergj Beka do të jetë në detyrën e zëvëndësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përcjell ORAinfo.

Këtë e bëri të ditur vetë Beka përmes një postim në Facebook përmes të cilit falënderon kryeministrin Haradinaj dhe
kryetarin e partisë së tij, Behgjet Pacollin për besimin e dhënë.

“Të nderuar miq, nga sot kam marrë detyren si zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot”, shkroi Beka.

Ai më herët ishte i punësuar në komunën e Mitrovicës si zyrtar për gjendje civile. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!