Edhe pa përkrahjen e Bankës Botërore do të realizohet “Kosova e Re” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Edhe pa përkrahjen e Bankës Botërore do të realizohet “Kosova e Re”

08:09 | 11 Tetor 2018

Edhe pse drejtori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka konfirmuar se ky institucion nuk do të mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës është deklaruar e vendosur për realizimin e këtij projekti, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë për gazetën se së bashku me investitorin “Contour Global” do të punojnë që ky projekt të përfundojë në afat të paraparë.

“Ne nuk do të bëjmë kompromise në dëm të sigurisë shtetërore të furnizimit me energji elektrike. Si ministër i këtij vendi, përgjegjës për energji, nuk do ta lejojë që Kosova të varet nga importet e energjisë, duke zhvilluar aktivitet ekonomik dhe punësime për vende të tjera, përderisa ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të gjenerojmë energji, jo vetëm për nevoja tona, por edhe për eksport”, ka theksuar Lluka

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!