Edi Rama shkon të bisedojë me Donald Trump, ndodh e papritura! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Edi Rama shkon të bisedojë me Donald Trump, ndodh e papritura!

17:30 | 12 Korrik 2018

Pasi postoi një foto duke shtrënguar duart me Presidentin Donald Trump, Edi Rama ka postuar në Instagram një video ku duket teksa është duke komunikuar me drejtuesin e SHBA-ve.

Në video është Rama ai që po flet, ndërsa Presidenti i SHBA-ve duket i painteresuar dhe pohon lehtësisht me kokë. Fare pranë ndodhet dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i cili po dëgjon fjalët e Ramës.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar tenton të japë “pjesëza të realitetit” që favorizojnë imazhin e tij, sidomos kur fjala është për takime të rëndësishme siç ishte ai i Samitit të NATO-s në Bruksel. Kujtojmë se pak ditë më parë në Samitin që u mbajt në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, Edi Rama u prezantua sërish në mbledhjen e nivelit të lartë me atlete, një formë kjo e përdorur nga kryeministri për të tërhequr vëmendjen mediatike.

Kujtojmë gjithashtu se Kryeministri Rama mbahet mend nga shqiptarët dhe publiku i gjerë për komentet e tij negative mbi Presidentin e SHBA-ve, në kohën kur Donald Trump ishte njëri ndër kandidatët republikanë për President të Amerikës. Rama e quante kërcënim të madh në atë kohë Donald Trumpin, qoftë për Amerikën por po ashtu edhe për marrëdhëniet Shqipëri- SBA.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!