Edi Rama vjen me një ‘urdhër’ befasues për zyrtarët e PS-së – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Edi Rama vjen me një ‘urdhër’ befasues për zyrtarët e PS-së

12:14 | 08 Shtator 2018

Partia Socialiste mbledh kryesinë e saj një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Takimi është caktuar të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Pritet që kryesia të bëjë zyrtarizimin e përjashtimit të deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani.

Ajo çka është vënë re është se thuajse të gjithë janë shfaqur me atlete duke rendur pas trendit të kryeministrit.

Si e shtunë dhe ditë fundjave anëtarët e kryesisë kanë vendosur të thyejnë “protokollin zyrtar të veshjes e të shkojnë në mbledhjen e thirrur nga kryeministri me atlete.

Me atlete janë parë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj.

Meqë sot është e shtunë dhe ditë pushimi, atletet janë mjaft të rehatshme.

Sekretaret e rinj

Arben Pëllumbi sekretar organizativ.

Ilir Beqja sekretar digital

Alfred Peza sekretar per mediat

Senida Mesi sekretare per burimet njerezore

Laert Duro sekretar per emigracionin

Bashkim Fino u emerua nenkryetari i Asamblese

Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhen ne kryesine e PS./Ora

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!