Edon Zhegrova merr një lajm të keq – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Edon Zhegrova merr një lajm të keq

00:06 | 08 Tetor 2018

Edon Zhegrova sërish është “injoruar” te Genku.

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës, përsëri nuk është ftuar me pjesën tjetër të ekipit te skuadra belge, përcjell Insporti

Trajneri i Genkut, Philippe Clement, nuk i ka dhënë shumë minuta 19-vjeçarit këtë edicion.

Kjo nuk është hera e parë që ai nuk është as në bankën rezervë te ekipi belg, pasi në disa ndeshje ai nuk është ftuar fare nga trajneri.

Zhegrova është pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Maltës e Ishujve Faroe, por mbetet të shihet nëse mungesa e minutave me Genkun do të ketë ndikim në selektorin Challandes.

Kundër Ishujve Faroe, Zhegrova luajti rreth 12 minuta, si zëvendësues i Milot Rashicës në pjesën e dytë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!