Eliminimi i Brazilit, ja çka i ka ndodhur Marcelos! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Eliminimi i Brazilit, ja çka i ka ndodhur Marcelos!

13:52 | 09 Korrik 2018

Nuk është kapërdirë mirë eliminimi i Brazilit nga vetë lojtarët, edhe pse 24 orë pas ndeshjes me Belgjikën ata u rikthyen për të vazhduar jetën dhe pushimet.

Shumë lojtarë shkuan në Rio De Zhaneiro, ndërsa të tjerë u nisën menjëherë në destinacionet e tyre për pushime. Miranda dhe Marselo shkuan në Madrid.

Bashkë me ta ishte edhe Danilo, i cili do të kryejë vizitat për të parë shkallën e dëmtimit të ligamentit.

Por mërzitja nga dështimi nuk kishte kaluar, aq sa Marselo e kishte humbur fare toruan duke harruar në avion “iPadin” e tij.

Në momentin kur ishte duke u larguar, rojet e sigurisë e njoftuan se duhet të kthehej sërish për të marrë sendet e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!