Emigracioni, Anglia synon vetëm profesionistët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Emigracioni, Anglia synon vetëm profesionistët

14:43 | 12 Korrik 2018

“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë”, shkruan kryeministrja britanike, Theresa May, në Facebook.

“Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”, shton ajo.en.

“Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar ‘do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes?- vëren May në vijim. – A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare?

Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane? Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta: Po, po dhe po ”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!