Emina Çunmulaj kujton dasmën përrallore të saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Emina Çunmulaj kujton dasmën përrallore të saj

20:28 | 12 Korrik 2018

Emina Çunmulaj ka dashuri të madhe për vendin e saj, Shqipërinë.

Edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo asnjëherë nuk harron që në postimet e saj të kujtojë vendlindjen, shkruan lajmi net.

Në vitin 2015, modelja shqiptare i dha fund beqarisë duke u martuar me biznismenin izraelit, Sam Nazarian me të cilin tashmë ka dy vajza.

E në një nga fotot që ka ndarë me ndjekësit në Instagram, Çunmulaj kthehet prapa në kohë gjersa kujton kohën kur është martuar.

“Nuk mundem të besoj sa shpejt po shkon koha.. kjo jam unë dhe burri im duke kërcyer me muzikë shqiptare para martesës”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!