Ëndrra e madhe drejt shuarjes! Çka po ndodh tani me Bitcion? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Ëndrra e madhe drejt shuarjes! Çka po ndodh tani me Bitcion?

11:24 | 17 Janar 2018

Kriptovaluta bitcoin është zhytur masivisht këtë javë duke rënë në 10, 200 dollarë të martën e cila shkaktoi spekulime mbi atë që mund të ketë shkaktuar rënien dhe nëse ajo është në të vërtetë e përdorshme.

Bitcoin shënoi rënie në 10, 200 dollarë në shkëmbimet e Bitstamp këtë javë, pasi zyrtarët e Koresë Veriore e shqyrtuan mundësinë që të ndalojë shkëmbimet kriptovaultore.Pothuajse 20 për qind ka shënuar rënie prej dhjetorit të vitit 2017 kur vlera kishte shkuar deri në 20, 000 dollarë për një monedhë, raporton “Sputnik International”.

Duke pasur parasysh se një nga dy shtyllat kryesore të bitcoin është mungesa e kontrollit qeveritar, vetëm përmendja se kriptovaluta mund të merret nga qeveritë ishte e mjaftueshme për të shkaktuar rënie masive.

Kina tashmë ka ndaluar shkëmbimet kriptovaultore dhe Koreja e Jugut – tregu më i madh në botë i kriptovalutave – po përpiqet të vlerësojë se si të merret me monedhën blockchain dhe nëse duhet të ndalohet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!