Eni e pranon më në fund që është nuse e Kosovës, ja dëshmia – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Eni e pranon më në fund që është nuse e Kosovës, ja dëshmia

18:11 | 13 Shkurt 2018

Eni Koçi është një nga vajzat e showbizit më të komentuara për jetën private dhe që prej vitit të kaluar, lidhja e saj me Genc Prelvukajn ka qenë në qendër të vëmendjes së medias.

Të pyetur nëpër intervista dyshja gjithnjë e kanë mohuar të kenë qenë bashkë duke u deklaruar beqarë, ndërsa fotot ku janë kapur mat e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Sot më në fund Eni e ka deklaruar hapur se është e dashuruar. Këngëtarja ka postuar një video ku shihet duke kënduar dhe shkruan “E dehur në dashuri, po ju jeni?”, i pyet ajo fansat

Eni gjithashtu e ka publikuar një fotografi ku shihet se gjendet në Prishtinë, vend në të cilin po kalon më së shumti kohë së fundmi. Kjo për shkak të Gencit? Nuk diskutohet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!