Era Istrefi e emocionuar pran Thaçit: A mundem me të përqaf – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Era Istrefi e emocionuar pran Thaçit: A mundem me të përqaf

13:48 | 20 Korrik 2018

Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore, Era Istrefi ka marr sot dekoratë presidenciale nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, mirëpo ajo kishte një moment të sikletshëm kur presidenti zgjati medaljen.

Era pas marrjes së dekoratës bëhet gati ta përqafojë presidentin e vendit mirëpo ai largohet duke marrë edhe shkresën e dekoratës dhe largohet derisa Era zgjatet për ta përqafuar dhe i thotë “a mundem me të përqaf”, shkruan Insajderi.

Era Istrefi është nderuar me Medalje Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Gjatë këtij takimi Era Istrefi tha se kjo medalje më motivon edhe më shumë që ta promovoj Kosovën sa më shumë që të mundem në të ardhmen”.


“Faleminderit zotëri president, Hashim Thaçit, për medaljen. Ndjehem nëse e nderuar që kjo vjen prej vendit tim, prej Kosovës në të cilën jam rritur. Për mua është një ekstra motivim për të ardhmen që të punoj edhe më shumë. Jemi një vend me një popull tepër bujar dhe shumë të mirë”.

Ndërsa presidenti Thaçi ka falënderuar këngëtaren Era Istrefi ku tha se ajo ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në kampionatin botëror të futbollit edhe pse ekipi i futbollit kosovarë nuk ka qenë pjesë e kampionatit.

“Zëri i të cilës na përcjell kudo që jemi në New York, Tokyo, Londër, në Parisë, në Berlin dhe Vjenë. Jemi shumë krenar me të arriturat tuaja edhe ne si shoqëri edhe si shtet, si shqiptarë, si Kosovë, prandaj edhe prezantimi juaj edhe prezenca juaj në kampionatin botëror edhe pse nuk i kishim ekipin e futbollit prezenca juaj ishte simbolik ishte mesazh, ishte Kosova, ishte zëri i Kosovës për afirmimin e vendit tonë, shtetit tonë të ri”, ka thënë Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita ORA