Erdogan qejfli i femrave, ia ‘rrëmben’ njërën Putin’it! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Erdogan qejfli i femrave, ia ‘rrëmben’ njërën Putin’it!

14:59 | 04 Prill 2018

Ndërsa udhëheqësit rusë dhe turq u paraqitën për një foto gjatë vizitës zyrtare të Vladimir Putinit në Ankara, Presidenti Erdogan me sa duket u shqetësua nga fakti se kishte vetëm burra në anën e tij të fotografisë së grupit, ndërsa presidenti rus kishte tre gra të bukura pas tij.

Në një përpjekje diplomatike për të ‘balancuar’ foton përpara se të shkrepte, presidenti turk i kërkoi një prej zonjave të qëndronin pranë tij, ndërsa Putini i vështroi këto manipulime me një buzëqeshje.

Më 3 prill, Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Ankara për të mbajtur bisedime me homologët e tij turq dhe iranianë.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare që nga rizgjedhja e tij në mars, Putini pritet të diskutojë me Erdogan një mori çështjesh të rëndësishme politike dhe ekonomike, duke përfshirë ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu dhe shpërndarjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 në Turqi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!