Ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek mendon se BE ka nevojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në bllok.
Busek theksoi se anëtarësimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë.
Kjo deklaratë e politikanit austriak erdhi në ditë kur Komisioni Evropian spublikon Raportin e Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrim në Bashkimin Evropian.
I njohur si Raporti i Progresit, ai pritet të përmbajë shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, sipas monitorimit që i bën Komisioni Evropian.
VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.
Ju faleminderit!