Është dështak, por Gattuso e do te Milan

23:34 | 19 Shkurt 2019

Lojtari i Milanit, Hakan Calhanoglu përfundimisht doli nga tuneli.

Numri 10, turku ka përjetuar një nga periudhat më delikate të karrierës së tij, por duket se i ka lënë gjithçka prapa përcjell ORAinfo.

Janari ishte muaji kur edhe karriera e Calhanoglu dukej e destinuar të përfundonte: futbollisti ishte shumë afër transferimit në Leipzig, një ekip gjerman që e kishte hulumtuar atë në mënyrë konkrete me shpresën e marrjes së mesfushorit turk.

E gjithë kjo, megjithatë, është frenuar, siç kujton Sportmediaset, nga ndërhyrja e Rino Gattuso, pasi që trajneri e do atë në San Siro./ORAinfo/

Komento: