Është gjallë vajza e dytë e familjes Memaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Është gjallë vajza e dytë e familjes Memaj

10:53 | 18 Korrik 2018

Vajza e vogël e familjes Memaj nga Deçani që u aksidentua në Gjermani është gjallë.

Anëtarë të familjes Memaj kanë thënë se vajza e vogël për të cilën u raportua se ka humbur jetën është gjallë.

Gjendja e saj sipas familjarëve është e rëndë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, vajza është gjallë, rëndë por po merr frymë”, kanë thënë ata për Express.

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!