Estonia kërcënon Rusinë, ja çka ju pret nëse tentoni të luftoni me ne! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Estonia kërcënon Rusinë, ja çka ju pret nëse tentoni të luftoni me ne!

13:45 | 12 Korrik 2018

Një komandant i forcave të mbrojtjes së Estonisë ka mbajtur një intervistë për Politico ku ka dhënë një deklaratë të çuditshme.

Është fjala për Riho Uhtegi, i cili është komandant i forcave mbrojtëse të Estonisë, transmeton gazetametro.net

Duke folur për skenarin se Rusia mund ta marrë Estoninë për disa ditë, nëse jo orë, duke kapur shpejtë kryeqytetin Talin, Uhtegi tha se rusët do ta pësonin keq po të tentonin ta bënin këtë.

Ai tha sa rusët mund të futen në Talin për dy ditë, por ata do të vdesin në Talin.

“Ata mund të shkojnë në Talin për dy ditë. Por ata do të vdesin në Talin. Dhe ata e dinë këtë. Rusët mund të kapin Talinin dhe më tej, por pastaj do të presim linjat e tyre të komunikimit dhe linjat e furnizimit dhe çdo gjë tjetër”, kërcënoi ai.

“Ne jemi për paqe, por në gjendje të ndërtojmë rezistencë totale kundër çfarëdo armiku”, shtoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!