Etrit Berisha sfidohet prej Golinit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Etrit Berisha sfidohet prej Golinit

14:04 | 26 Janar 2017

 

Atalanta ka afruar menjëherë një të ri premtues, 21-vjeçarin Pierluiggii Golini, i cili ka luajtur në kombëtaret italiane të moshave dhe cilësohet si një talent me shumë të ardhme.
Golini, me sa duket i ka idetë shumë të qarta dhe është gati të luftojë me Berishën për fanellën e titullarit, edhe pse shumëkush mund ta cilësojë një lojtar pa shumë eksperiencë mbi supe për një rol kaq të rëndësishëm.
“Kisha kontakte që në verë me Atalantën, por pastaj në janar u largua Sportielo dhe gjithçka u konkretizua”, shpjegoi Golini. “Sigurisht, Berisha është shumë i aftë, por konkurrenca është stimuluese për mua dhe jam këtu për të luajtur shanset e mia”, deklaroi ai për të përditshmen italiane “TuttoSport”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!