Everesti nuk është mali më i lartë në botë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Everesti nuk është mali më i lartë në botë

21:09 | 13 Janar 2018

Shumica prej nesh jemi rritur duke menduar se Mont Everest është mali më i lartë në botë.

Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë sepse ekziston një çështje e vogël e cila i ndërron gjërat.

Mont Everest zyrtarisht e ka majën më të lartë në botë në raport me nivelin e detit (8.848 metra), por nëse matet lartësia nga baza e malit deri në maje, do të gjendet në vendin e dytë në listën e maleve më të larta në botë.

Në këtë rast vendi i parë i takon Mauna Kei’t, një vullkan i fjetur me miliona vite në Havai. Pjesa më e madhe e këtij mali gjendet nën ujë, kështu që lartësia e përgjithshme e tij është 10.152 metra.

Pastaj është edhe mali Çimborazo, vullkan joaktiv në Ande, maja e të cilit është më e largët nga qendra e Tokës. Me këtë, ndikimi i gravitacionit të Tokës në këtë vend është edhe më i dobët në botë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!