Evropa përfshihet nga moti i lig – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Evropa përfshihet nga moti i lig

19:21 | 30 Tetor 2018

Moti i keq ka përfshi pothuajse tërë Evropën.

Kjo ka sjell pasoja edhe në marrje të jetërave dhe në dëme tjera materiale.
Vetëm në Itali regjistrohen 10 përsona që kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra mijëra banesa në kontinent vijojnë mungesën e energjisë elektrike.

Në Austri, një pjesë e çative mesjetare që simbolizojnë shtëpitë e Salzburgut janë marrë nga erërat e forta që arritën shpejtësinë mbi 100 kilometra në orë.

Më në jug, mbrojtja civile i bëri thirrje të hënën në darkë rreth 500 banorëve të Muhr të qëndronin në shtëpi dhe të qëndronin në katet e sipërme nga frika e rritjes së nivelit të lumenjve që kanë çuar në bllokimin e akseve në qytezë.

‘’Prej dekadash të tëra nuk kam përjetuar një situatë të tillë’’, pohon në radion publike ‘’ORF’’ Martin Guggenberger, komandanti i forcave zjarrfikëse në një komunë të kësaj zone ku shumë rrugë dytësore janë bllokuar dhe rreth 10 000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Në Slloveni, vendi ka lëshuar “alarmin e kuq” prej së hënës, një serfist rezulton i zhdukur, ndërsa në Kroaci, qyteti port të Rijekës është përmbytur dhe shumë linja hekurudhore janë ndërprerë.

Në kantonin zviceran të Ticinos, shumë rrugë janë të pakalueshme, të përmbytura apo të bllokuara nga rrëzimi i pemëve.

Në Francë, dëbora që ka rënë në qendër të vendit ka bllokuar më shumë se 2 000 automjete në Masivin Qendror dhe 200 000 shtëpi vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Në Korsikë, 21 000 shtëpi vijojnë edhe sot të jenë pa energji elektrike, autoritetet po hartojnë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë.

Në Spanjë reshjet e dëborës në Asturia (veri) kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, 4.700 banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve, përcjell Atsh.

Në Republikën Çeke trafiku hekurudhor vijon të ketë vonesa sot në mëngjes pas erërave të forta që kanë shkaktuar rrëzimin e pemëve mbi linjat hekurudhore dhe rreth 30 000 persona janë pa energji elektrike, sipas kompanisë publike të energjisë elektrike CEZ.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!